Hakmarrja amerikane për rafineritë

Hakmarrja amerikane për rafineritë

17:20 18/09/2019

Trump kërkon hartimin e planeve për sulme

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një kundërpërgjigjeje ushtarake ndaj Iranit, për sulmin ndaj dy rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite.

Burime të rrjetit televiziv amerikan NBC bëjnë të ditur se shefi i Shtëpisë së Bardhë diskutoi të hënën në një mbledhje me krerët ushtarakë dhe zyrtarët e sigurisë kombëtare për planet e mundshme ndaj Teheranit. Krahas sulmit ushtarak, si alternativë shihen edhe sulmet kibernetike, që mund të paralizojnë teknologjinë ushtarake iraniane ku përfshihen edhe dronët.

Sipas mediave, plani i Trump është që ushtria amerikane të ketë rol mbështetës në sulmet që do të kryeje ushtria saudite dhe jo përfshirja në një luftë afatgjatë me Iranin.

Uashingtoni është i bindur se sulmi është kryer nga ushtria iraniane dhe jo nga rebelët jemenitë Huthi, aleatë me regjimin e Teheranit, të cilët e morën përsipër sulmin. Irani e mohoi kategorikisht përfshirjen në sulm, pavarësisht se Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo foli për prova bindëse që dispononin amerikanët për akuzat ndaj regjimit iranian. 

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT