Një grua shtatzënë, e cila zbuloi se bashkëshorti i saj 44-vjeçar shikonte imazhe pornografike në internet, vendosi që të hakmerrej ndaj tij duke postuar një selfie të gjoksit të saj në një faqe interneti të ngjashme.

Në shkrim të sajin në “Mumsnet”, 40-vjeçarja shpjegoi sesi kishte gjetur bashkëshortin e saj duke parë fotografi nudo ndërsa ishte shtatzënë. Ndaj për t’u hakmarrë, postoi një fotografi të gjoksit të saj në një faqe të ngjashme me atë që ai ndiqte, duke e bërë atë të humbasë durimin e tij dhe të “çmendet” plotësisht.

Postimi mori opinione të ndryshme se kush veproi më keq, ku disa e lavdëruan hakmarrjen e saj “gjeniale”, ndërsa të tjerë e përcaktuan si veprim të “papjekur”.

Gruaja tha se kur zbuloi që bashkëshorti i saj po shihte imazhet në Reddit, ai i kishte thënë se nuk kishte parë pornografi, duke kundërshtuar me furi.

“Duke qenë se isha e acaruar me të, vendosa të merrja hak dhe postova një foto të gjoksit tim në faqen 30 plus”,

shpjegoi 40 – vjeçarja.

Imazhi ishte i mbivotuar dhe mori dhjetëra komente nga meshkujt.

“E hoqa fotografinë sepse bashkëshorti im u çmend plotësisht, u zemërua dhe më tha që ajo që kam bërë unë është shumë më keq se ai që kishte ndjekur të njëjtën lloj faqeje.  Zoti e di për sa kohë ka parë dhe ka kërkuar foto të ndryshme të vajzave të reja , duke më gënjyer mua në lidhje me këtë gjë”,

 tha ajo më tej, teksa rrëfeu se ishte ndjerë e tradhtuar nga bashkëshorti i saj./tvklan.al