Kandidati i Partisë Demokratike, Halim Kosova ka folur nga qendra e numërimit të votave në Njësinë nr. 5 në kryeqytet.

Në një intervitë për TV ABCNEWS Halimi tha se tani është koha që numëruesit të vazhdojnë punë deri në përfundimit të të gjitha kutive të votimit.

“Unë nuk besoj se nuk e besoni se nuk e kuptoni këtë që them unë, Për momentin jemi në fazë numërimi dhe duhet të përqendrohemi që të mos humbasë asnjë votë në çdo kënd te Shqipërisë që është dhënë në emër të PD.

Unë kam dhe eksperienca të tjera të mëparshme në zgjedhjet dhe hedhja e shashkave ka bërë që të braktiset kutia e votimit. Kutia e numërimit është thelbësore për PD, më vonë kemi kohë për konkluzione dhe vendime. Pa mbaruar një proces nuk mund të fillosh procese të tjera”

Në fund Halimi shtoi se çdo njeri është i hapur për të paraqitur mendime, alternativa, apo ide që përmirësojnë Partinë Demokratike./tvklan.al