Marin Halka nga Tirana, tregon në “Stop”, si u njoh në Vjenë me një vajzë sllovake, me të cilën vendosën të lidhin kurorë. Por në Njësinë Numër 1 nxjerrin një problem, që vjen, pasi që nga viti 2005 shteti sllovak ka hequr statusin në certifikatë.

Tani duhet, që dokumenti të legalizohet nga konsulli dhe të jetë i vulosur. Gazetarja e “Stop” endet nëpër zyra, në Konsullatën Sllovake, Ministrinë e Jashtme dhe Gjendjen Civile, në fund arrin të shpallë martesën e Marinit, duke shpërndarë edhe llokume siç e do tradita.

“’

Hall i madh që më ka zënë mu, nuk po më lanë me u martu’, në fakt nuk është halli im, por i Marinit, ankuesit të radhës në emision

”, tha gazetarja e “Stop”.

Ndërsa vetë Marin Halka, i cili jeton në Tiranë, tha se “

para ca kohësh jam njohur me një vajza në Vjenë, është sllovake dhe gjithë problemi qëndron që njohjen tonë ta bënim serioze, d.m.th. të krijonim një martesë, shkuam në ambasadë dhe kërkuam dokumentet që të bënim shpalljen e martesës në Shqipëri. I morëm dokumentet, por i gjithë problemi është tek certifikata e lindjes, tek statusi i vajzës. Shteti sllovak që në vitin 2005, statusin që është beqare apo e martuar nuk e lëshon. Ajo bëhet me deklarim vullnetar dhe noterizohet. Erdha në Shqipëri me të gjitha dokumentet dhe shkova tek Njësia Numër 1, ku jam i regjistruar, por më thonë se duhet statusi tek certifikata e lindjes. Dokumentet i kam bërë më shumë se 3-4 herë, sepse çdo 3 muaj skadojnë dhe duhen rifreskuar. E gjitha është humbje kohe dhe shpenzime. Prapë nuk po i jap dot një zgjidhje. Kësaj i thonë të ngelesh pa martu se kështu do shteti shqiptar.

Lindita Muça, punonjëse e Njësisë Administrative Nr. 1, tha për “Stop” se në rastin konkret që dokumenti që vjen nga Sllovakia nuk e ka të shkruar statusin e vajzës, atëherë duhet vula e konsullit në deklarimin e vajzës ku thotë se nuk është martuar asnjëherë.

Në qoftë se konsulli ma legalizon mua këtë dokument, sigurisht që për mua ky problem është i zgjidhur

”, tha ajo.

Gazetarja e Stop dhe Marin Halka shkuan në konsullatën sllovaku, ku nuk u thanë të njëjtën gjë.

Denoncuesi– Si je? Si ia kaloni?

Përkthyesja– Përshëndetje!

Denoncuesi- Shkova te gjendja civile edhe më thanë, d.m.th, vetëm duhet të marrim një vule, një vërtetim nga konsulli dhe dokumentet janë në rregull.

Përkthyesja- Vërtetim për çfarë?

Denoncuesi- Për atë dokumentin, për deklarim beqare ose jo.

Përkthyesja- Të vërtetojmë ne, që është beqare?

Denoncuesi- Jo deklaratën e ka dhënë ajo, që është ajo, thjesht duhet ajo, vërtetim nga konsulli, që vërteton këtë dokument, që është në rregull.

Përkthyesja– Kjo është…

Denoncuesi– Më thanë, që ishte interesuar dhe te ministria e jashtme.

Përkthyesja- Mund ta shikojmë pak këtë?

Përkthyesja- Apostila e vërteton këtë, ne nuk kemi vulë, çfarë të vërtetojmë. Ka komunikuar me zonjën këtu dhe e ka shpjegu, sesi është procedura. Kjo e vërteton, se kjo është më lart se vula e…

Denoncuesi-Kjo e vërteton atëherë, e di, se ma shpjegove dhe herën e kaluar dhe ne ata na thanë, se duhet marrë vulë te konsulli.

Përkthyesja- Ne nuk mund të vërtetojmë vulën e apostiles, nuk ëë…

Denoncuesi– Kuptoj, vetëm këtë doja një shpjegim, që si t’ju them atyre d.m.th…

Përkthyesi– Sepse apostila është vërtetimi më i lartë, që mund të ekzistojë. Konventa e Hagës, ëëëë… kjo vula apostile. Ne nuk mund ta vërtetojmë diçka, që është më e lartë, një institucion, që është më poshtë, nuk mund të vërtetojë.

Gazetarje tha se “

edhe pas kontaktit që kishim me konsullin sllovak në Shqipëri, ky i fundit na deklaroi që të gjitha dokumentet e bashkëshortes së ardhshme të Marinit ishin në rregull. Në këtë mënyrë na u desh të shkonim sërish në zyrat e gjendjes civile. Në Ministrinë e Brendshme. Pas një pritje dhe sorollatje sa në Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme, duket se kemi lajme pozitive. Të kisha premtuar në fillim që unë ose do të martoj ose s’ka.

Statusin martesor që i mungonte, do ta njohim nëpërmjet deklaratës sepse ambasada ishte ajo që përcaktonte legjislacionin e shtetit të saj sepse legjislacioni i shtetit tonë nuk ishte i përputhshëm me legjislacionin e shtetit të sja. Sot Marini do të bëjë shpalljen e martesës

”, tha Lindita Muça nga Njësia Administrative Nr. 1.

Dhe në fund, siç e do tradita shpërndahet edhe llokumet./tvklan.al