Truri njerëzor është nga gjërat më mahnitëse në botë. Edhe makineritë më komplekse nuk i afrohen fuqisë së mendjes tonë. Dhe pavarësisht kësaj, 80 milionë neuronet tona janë shumë të brishta. Nëse diçka shkon keq në lidhjet neurotike, për shembull një shteg neural mbyllet, gjërat marrin të tatëpjetën shpejt.

Dhe çuditërisht, truri, pa marrë goditje ose pa u stimuluar nga lëndët narkotike, është i aftë të krijojë halucinacione. Një video e postuar në YouTube në vitin 2016 nga Scam Nation, nëse krijon një situatë ku i privon vetes ndjesitë, duke përdorur pajisje shtëpiake, mund të krijosh halucinacione shumë të forta që mashtrojnë shqisat e shikimit dhe dëgjimit.

Për këtë, do të duhen: Fletë të bardha, pambuk, shirita gome, gërshërë, skoç, makinë kapëse e tela.

Sipas videos, ata përdorin çdo mjet të lartpërmendur për të privuar shqisat dhe kjo jep efekt pas 10 ose 30 minutash. Pas 20 minutash, djemtë vullnetarë në këtë eksperiment, u shprehën se po shihnin ngjyra të njëjta me ato që shohim kur fërkojmë sytë. Këto ngjyra më vonë morën forma si për shembull, dinozaur, apo kandil deti.

Duket çmenduri apo jo? Në fakt nuk është. Sipas fenomenit shkencor Ganzfeld, kur ne ekspozohemi ndaj një fushe të pastrukturuar stimuli, si errësira apo zëri statik i televizorit, truri na përgjigjet duke amplifikuar zhurmën neurale në përpjekje për të kapur sinjalet vizive që mungojnë.

Kjo rezulton në halucinacione vizuale dhe aurale, siç edhe përshkruajnë djemtë në video. Sigurisht që çdo person e përjeton sipas mënyrës së tij këtë gjë, por sipas dëshmisë së dhënë nga Derek Muller nga Veritasium, gjatë izolimit të tij në një dhomë ultra të qetë, pa zhurma për plot 45 minuta, ai u shpreh se nuk u çmend, por përjetoi disa gjëra të çuditshme.

“Mbase gjëja më e habitshme për mua, ishte të dëgjoja rrahjen time të zemrës. Po rrihte shumë shpejt, dhe mund ta ndjeja gjakun të lëvizte. Mund ta dëgjoja dhe ta ndjeja. Dhe për një moment, m’u duk sikur zemra ime po dridhte të gjithë trupin tim. Ishte shumë e çuditshme”, tha ai.

Në të tillë situatë, Derek nuk përjetoi halucinacione, por provoi se truri i amplifikonte gjërat në mungesë të stimulit. /tvklan.al