Hamas kërkon nga Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Izraelit, që të japë garanci se do të tërhiqet nga Rripi i Gazës, pas armëpushimit të kërkuar nga projekt-marrëveshja e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Kërkesën, organizata palestineze që qeveris Rripin e Gazës e bëri përmes një komunikate për shtyp, ku këmbëngul që kushti i saj për armëpushim të përhershëm, të përfshihet në këtë marrëveshje.

Administrata Biden ka propozuar një plan me disa faza, ku ajo fillestarja është armëpushimi 6-javor, gjatë të cilit përmes negociatave, synohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare që i jep fund luftës izraelite.

Sipas planit Biden, që të shkohet drejt këtij synimi Hamasi duhet të lirojë rreth 100 pengjet izraelite që mban ende. Tel Avivi është pro-armëpushimit 6-javor dhe lirimit të pengjeve, por kryeministri Netanjahu nuk heq dorë nga objektivi që lufta të përfundojë deri në spastrimin e plotë të Hamasit nga Gaza.

Ndërkaq, Tel Avivi hodhi poshtë si gënjeshtër rezolutën e Kombeve të Bashkuara, ku si Izraeli ashtu edhe Hamasi akuzoheshin për krime lufte në Rripin e Gazës.

Tv Klan