Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të Izraelit për armëpushim, duke thënë se është i përgatitur të negociojë menjëherë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim lirimit të të burgosurve palestinezë, duke i dhënë kështu fund edhe luftës në Gaza.
Në një deklaratë video, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, i cili drejton ekipin negociator të grupit militant për bisedimet indirekte me Izraelin, tha se nuk do të pranojnë marrëveshje të pjesshme që i shërbejnë axhendës politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Lëvizja Hamas është e gatshme të negociojë menjëherë një marrëveshje për të shkëmbyer të gjithë pengjet me një numër të rënë dakord të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, për t’i dhënë fund plotësisht luftës kundër popullit tonë dhe për t’u tërhequr plotësisht nga Rripi i Gazës dhe për të filluar rindërtimin në Gaza”, tha kryenegociatorit i Hamasit, El Hyja.
Pesëdhjetë e nëntë pengje mbeten në robëri dhe 24 mendohet se janë gjallë. Oferta e fundit e Izraelit përfshinte një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të 10 pengjeve. Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, tha se ishte koha “për të hapur portat e ferrit” ndaj Hamasit. Zyrtarët e Hamasit kishin paralajmëruar që në fillim të kësaj jave që do ta refuzonin planin.
“Netanyahu dhe qeveria e tij përdorin marrëveshjet e pjesshme si mbulesë për axhendën e tyre politike, e cila bazohet në vazhdimin e luftës së shfarosjes dhe urisë. Ne nuk do të jemi pjesë e kalimit të kësaj politike”, tha kryenegociatorit i Hamasit, El Hyja.
Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë punuar për të risjelle marrëveshjen e armëpushimit të janarit që ndaloi luftimet në Gaza para se të thyej muajin e kaluar, por ka pasur pak shenja përparimi me Izraelin dhe Hamasin që fajësojnë njëri-tjetrin.
“Komentet e Hamasit tregojnë se ata nuk janë të interesuar për paqen, por për dhunën e përhershme. Kushtet nga administrata Trump nuk kanë ndryshuar: lironi pengjet ose paguani çmim të rëndë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, James Hewitt.
Raundi i fundit i bisedimeve të hënën në Kajro për rivendosjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve izraelitë përfundoi pa ndonjë përparim të dukshëm, thanë burimet palestineze dhe egjiptiane.
Ndërkaq në enklavë, një familje prej 10 anëtarësh mbeti e vrarë në një sulm izraelit në një shtëpi të Khan Younis. Sulmi izraelit shënjestroi strehimoret në jug të Khan Younis mes sulmeve të vazhdueshme dhe “të qëllimshme” në infrastrukturën e ndihmës civile dhe humanitare.
Organizatat jo qeveritare në terren kanë paralajmëruar se rezervat ushqimore po mbarojnë ndërsa kequshqyerja po zgjerohet. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) e ka cilësuar bllokadën izraelite si krizën më e keqe humanitare në 18 muajt që nga fillimi i luftës.
Klan News