Netanyahu paralajmëron dislokimin e ushtrisë në Jerusalem

Militantët islamikë të Hamasit lëshuan me dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa sulmet ajrore izraelite vranë komandantë të lartë dhe rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza.

Raportet thonë se disa pjesë të Izraelit jugor u goditën, duke vrarë një fëmijë në Sderot. Përshkallëzimi i luftimeve, që filluan të hënën, nxiti Kombet e Bashkuara të paralajmërojë bashkësinë ndërkombëtare se palët po shkojnë drejt një lufte të gjithanshme.

Luftimet shpërthyen pas disa javë tensioni në Jerusalemin Lindor, që kulmoi me përplasjet mes myslimanëve dhe hebraikëve në xhaminë AlAkasa, vendin e tretë më të shenjtë të islamit.

Militantët palestinezë filluan duke qëlluar me gurë policinë dhe më pas duke u fshehur në xhami, ndërsa në mediat sociale u postuan video të hyrjes së policisë në xhami me qëllim diskreditimin e Izraelit në median ndërkombëtare.

Vazhdimi i dhunës në zonat territoret izraelite me popullsi të përzier hebraike dhe arabe çoi në arrestime të mbi 374 vetëve të mërkurën në mbrëmje, njoftoi policia izraelite ndërsa 36 oficerë u plagosën.

Kryeministri BenjaminNetanyahu, duke folur të mërkurën vonë, tha se planifikon të dërgojë forca ushtarake për të ndihmuar policinë të ruajë rendin në qytetet e shkatërruara nga dhuna. Z. Netanyahu tha se sulmet e ditëve të fundit janë shndërruar në “anarki”.

“Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebreje që sulmon arabët”, tha ai në një deklaratë.

Presidenti amerikan JoeBiden foli në telefon me kryeministrin Netanyahu dhe tha se shpejt gjendja do të qetësohet.

Klan News