Mësymja në fushë nga tifozët për të festuar rikthimin e Hamburgut në elitën e futbollit gjerman la 25 persona të lënduar.

Sfida e luajtur në shtëpi në “Volksparkstadion” kundër Ulm, përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të vendasve.

Në përfundim të takimit, gëzimi i fansave ishte i papërmbajtshëm, e me mijëra lanë tribunat dhe u futën në fushë.

Por gëzimi u kthye në kaos dhe si pasojë e numrit të madh të njerëzve në fushë pati shumë të dëmtuar, me autoritetet që u detyruan që të reagonin për t’u dhënë ndihmën e parë tifozëve dhe për të shmangur kaosin e mëtejshëm.

Sipas gazetës gjermane “Berliner Tageszeitung” një tifoz është në rrezik për jetën, 19 të tjerë morën dëmtime serioze dhe pesë të tjerë pësuan plagë më të lehta.

Sipas një zyrtari gjerman, me dhjetëra persona u dëmtuan pasi u hodhën nga tribunat. Në total, ndihma e parë iu dha 44 personave.

Ndërkohë që policia nuk i lejoi tifozët që të futeshin në dhomat  e zhveshjes se lojtarëve. Hamburgu rikthehet ne Bundesligë pas 7 vitesh.

Klan News