Skuadra historike fiton duelin e parë play-off të Bundesligës ndaj Hertha Berlin

Vetëm 90 minuta e ndajnë Hamburgun nga elita e futbollit gjerman. Ekipi i teknikut Valter fitoi duelin e parë plej-off të promovimit në Bundesligë përballë Hertës së Berlinit. Krosimi i Rejs nga e majta kapi në befasi portierin e kryeqytetasve, për t’i dhënë një bonus fantastik për duelin e kthimit. Një fitore minimale 1-0 që mund t’i shërbejë Hamburgut për t’u ngjitur në elitë pas 4 vitesh mungesë.

Dueli i së hënës pritet të jetë vendimtar për fatet e dy ekipeve, me Hertën që rrezikon kështu që të bie në Bundesligën 2 për herë të 7-të në histori, ndërsa Hamburg t’i bashkohet Shalke 04 dhe Verder Bremen si të promovuar në elitë në sezonin e ardhshëm.

Hamburg ka një histori fantastike në futbollin gjerman. Klubi 134-vjeçar ka fituar 6 herë titullin e Bundesligës, 3 Kupa të Gjermanisë dhe tre herë nënkampion i Superkupës, si dhe ka një ecuri fantastike në kompeticionet Europiane ku ka marrë pjesë.  

Klan News