Britaniku barazon rekordin e Michael Schumacher

Lewis Hamilton është shpallur kampion i botës në Formula 1 për herë të 7-të në karrierë.

Ky triumf e barazon me Michael Schumacher për tituj të marrë. Suksesi u arrit në çmimin e madh të Turqisë i zhvilluar këtë të dielë.

Hamilton që garon për Mercedes është edhe piloti me më shumë gara të fituara në Formula 1, 95 në total.

Sezonit aktual i kanë mbetur edhe 3 gara për t’u mbajtur.

Tv Klan