Triumf i britanikut me “kokëkuqen” në garën “Sprint” të Çmimit të Madh të Kinës

Lewis Hamilton festoi fitoren e tij të parë për Ferrarin, duke dalë i pari në garën “Sprint” të Çmimit të Madh të Kinës.7 herë kampioni i botës dominoi nga nisja deri në finish, ndërsa e nisi nga “pole-position”.

Britaniku e mbylli me një diferencë 6.889 nga Oscar Piastri garën 100 km, ndërsa në vend të tretë doli piloti i Red Bull Max Verstappen. Kjo është hera e parë që Hamilton, fituesi i 105 garave të rregullta që fiton një garë “Sprint” që kur ky format u prezantua në 2021.

Piloti tjetër i Ferrari-t, Charles Leclerc e mbylli garën “Sprint” në vend të 5-të, ndërsa para tij doli rivali i Mercedes George Russell. Piloti i McLaren-it Oscar Piastri siguroi pole-position e tij të parë në F1 në Çmimin e Madh të Kinës, duke realizuar xhiron më të shpejtë deri më tani në pistën Ndërkombëtare të Shangait.

Australiani, i cili ka fituar dy gara, realizoi kohën 1 minutë, 30 sek e 641 të mijtat.  Në radhën e parë do të jetë edhe piloti i Mercedesit George Russell. Në vend  të tretë e mbylli piloti i MCLaren, Lando Norris, e pas tij Max Verstappen i Red Bull.

Klan News