Piloti i Mercedes u shpreh i emocionuar për komunikimin e veçantë, falenderoi ekipin për mbështetjen në sukseset e arritura

Lewis Hamilton ka përjetuar një moment mjaft të veçantë pasi takoi fansin e tij më të vjetër, 105-vjeçar.

Piloti i Mercedesit pati një komunikim në video me tifozin e tij të quajtir Lin, që bashkë me djalin e tij Dejvid, e pranoi se ishte mjaft i emocionuar që po fliste me 36-vjeçarin.

Hamilton u befasua kur mori vesh se tifozi i tij më i vjetër ishte shekullor.

Uau, 105 vite! Ai duket kaq mirë!” ishte reagimi i pilotit.

Ai më pas vlerësoi grupin për ndihmën e madhe që po i japin, duke treguar kështu edhe njëherë se skuderia është më e bashkuar se kurrë.

 “Prindërit e mi sakrifikuan shumë. Tani kam gjithë këtë grup njerëzish pas meje që nuk janë në qendër të vëmendjes, por për mua është e rëndësishme që ata ta dinë se unë nuk do të kishta këto rezultate nëse nuk do të ishte për ata”.

Biseda me dy fansat e veçantë u bë pra Çmimit të Madh të Turqisë, ku britaniku doli i pesti dhe humbi kryesimin në renditjen e pilotëve.

Diferenca me Verstappen është 6 pikë, ndërsa gara e radhës është më 24 Tetor në Çmimin e Madh të SHBA-së në Teksas.

Klan News