Disa ditë më parë lajmi i ndarjes së aktores turke Hande Erçel nga këngëtarin Murat Dalkiliç, ka bërë bujë në mediat turke. Ata ishin në një lidhje prej disa vitesh dhe ndarjen e pranuan të dy publikisht, duke treguar se ata vazhdojnë të gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

Nëpër mediat turke filluan të qarkullonin lajme se Hande ishte shkaku i ndarjes sepse kishte rënë në dashuri me aktorin Kerem Bursin. Hande dhe Kerem janë pjesë e serialit më të ri turk “Trokit në derën time”, ku të dy kanë role kryesore.

Pas këtyre lajmeve, Kerem është shprehur se nuk ka asgjë mes tij dhe Hande dhe se janë thjesht kolegë.

Por Hande ka qenë ajo që i ka shtuar më shumë dyshimet për një lidhje të mundshme. Kur u pyet nga gazetarët se nëse është e vërtetë që është lidhur me Kerimin, ajo hipi në makinë dhe nuk dha asnjë koment. Ky veprim shtoi më shumë dyshimet dhe thashethemet se mes dy aktorëve ka lindur një romancë.

Diçka tjetër që kanë vënë re mediat turke është se babai i Hande, Kaya Erçel ka filluar të ndjekë në “Instagram” Keremin dhe nënë e tij Çiğdem Bürsin. Kjo tregon se lidhja mes dy aktorëve është bërë serioze dhe familjare. /tvklan.al