Hani i Elezit, qyteza që ka “fituar betejën” me Covid


Hani i Elezit, qyteza që ka “fituar betejën” me Covid

17:25 02/08/2020

Aktualisht ka vetëm një rast me koronavirus

Hani i Elezit ishte ndër komunat e fundit në Kosovë që pati rastin e parë pozitiv me COVID 19.

Nga ky rast rezultuan pozitiv edhe 6 persona të tjerë, ndërsa në Korrik kanë qenë vetëm 4 raste me Covid-19.

Megjithatë kjo komunë e cila ka tri mandate që udhëhiqet nga një kandidat i pavarur Rufki Suma ja ka dalë që të menaxhojë mirë me pandeminë.

“Me vetëm katër inspektorë, qytetarët të cilët kanë rezultuar pozitiv gjithmonë janë inspektuar madje edhe u është dorëzuar vendimi i IKSHPsë për vetizolim”.

Edhe masat e reja të miratuar së fundmi nga qeveria e Kosovës, policia dhe inspektorati po kujdesen që të respektohen në përpikmëri.

“Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit deri në qershor edhe kur filloi hapja në Han të Elezit janë vënë vetëm 18 gjoba për mosrespektim të masave”.

Ndërsa ndonëse ende nuk janë dorëzuar gjobat pas masave të reja komunarët thonë se numri i tyre është nën 10.

Tv Klan




Të ngjashme