Hap para kundër tumorit në vezore

Hap para kundër tumorit në vezore

08:25 05/08/2019

Mjekët zbulojnë shkakun e sëmundjes. Shpresë për të mbërritur tek mjekimi

Shënohen hapa para në luftën ndaj tumorit në vezore. Një studim i fundit ka zbuluar ekzistencën e lidhjeve të rrezikshme që mundësojnë rritjen dhe zhvillimin e tij. Është pikërisht bashkëveprimi mes 3 proteinave që rezultojnë të jenë esenciale për rritjen e këtij kanceri. Zbulimi sipas kërkuesve është mjaft i rëndësishëm dhe i hap rrugën studimeve të mëtejshme për zhvillimin e kurave të reja që mund të jenë efikase.

Tumori në vezore renditet si një ndër 5 shkaqet kryesore të vdekjeve ndër pacientet, kryesisht në vendet e zhvilluara. Kjo patologji godet çdo vit rreth 300 mijë gra në mbarë botën, dhe sipas statistikave në 75% të rasteve diagnostikohet kur është në fazë të avancuar.

Studimi i ri hedh dritë mbi mekanizmin që ndikon në mutacionin e proteinës p53, dhe dy të tjerave, që e bëjnë këtë lloj kanceri të jetë më agresiv, duke krijuar edhe një sistem komunikimi qelizor të paparashikuar, gjë që bën që mos i përgjigjet kurave të deritanishme për luftimin e tij.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT