Hap sërish dyert Kisha e Kuvendit të Arbrit
U restaurua me financime të siguruara nga donacionet private
Krerët e lartë të kishës katolike në Shqipëri, Kosovës dhe Malit të Zi, u bënë bashkë në përurimin e punimeve të Kishës monument-kulturë të Kuvendit të Arbërit, ose njohur ndryshe si Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës.
Pas bekimit të dy shtatoreve, atij të Papa Klementit si dhe të Vincenc Zmajeviç, të pranishmit vlerësuan kontributin e dhënë për transformimin e këtij objekt kulti duke ruajtur edhe identitetin e tij historik si një kishë shumë shekullore.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u ndal tek puna e bërë ku edhe bashkia e Lezhës jep kontributin e saj si dhe kthimin e ktij objekt kulti të vizitueshëm për turistët.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar sot dhe i emocionuar që më kanë bërë pjesë të këtyre ndryshimeve dhe ndihem krenar se edhe unë e kam vënë emrin diku bashkë me stafin tim.”
320 vjet ma parë këtu u mblodh Kuvendi Arbnit, nën kujdesin e Papës shqiptar Klementit XI, Albanit.
Klan News