Nga punimet hapen 9 nga 11 tunelet lidhëse

Pas hapjes së tunelit të parë me gjatësi prej 6 kilometra, firma punuese vazhdon punimet për hapjen e tunelit të dytë të në Llogora.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shpërndau fotot ku shkruan se deri tani janë hapur 4670 metra tunel. Në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej.

Tuneli i Llogorasë  një vepër me një  gjatësi prej 5.9 kilometrash konsiderohet një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Ai nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.

Tv Klan