Këtë të Hënë janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku thotë se procesi do kryhet tek e-Albania e duku uruar një sezon fantastik veror vitin e ardhshëm.


Mirëmëngjes dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë./tvklan.al