Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë femerët të aplikojnë për skemën e subvencioneve. Aplikimet nisin nga dita e sotme e zgjasin deri më 11 Prill.

“Dhe duke i ftuar fermerët të aplikojnë nga sot e deri me 11 Prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në platformën e-Albania, ju uroj një javë të mbarë”, njoftoi Rama.

Shërbimi elektronik “Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët” iu mundëson fermerëve të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare.

Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Albania për përfitim nga skemat mbështetëse me zero dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e aplikantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”, si dhe të dhëna që identifikojnë fermerin që plotësohen automatikisht me ndërveprim nga regjistrat elektronikë nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit.

Aplikanti mund të aplikojë vetëm një herë për të njëjtën masë./tvklan.al