Fundjava e pafavorshme edhe për shkak të motit

“Pas më shumë se dy muajsh kjo është e shtuna e parë që qytetarët durrsakë mund të lëvizin pa kufizime orari dhe zonë. Madje plazhin mund ta shfrytëzojnë jo vetëm për të marrë rreze dielli, por edhe për t’u larë”.

Ndonëse një pjesë e qytetarëve po shfrytëzojnë bregdetin kush për të ecur, kush për të marrë rreze, apo edhe për t’u larë, shumë prej tyre janë të pa informuar se kjo fundjavë është pa kufizime.

“Se di sot me thënë të drejtën”.

“Jo, jo, nuk e dija, mendoja që prej të hënës fillon”.

“Ja këtë nuk e dija…”

Megjithatë ka edhe nga ata që e kane shfrytëzuar bregdetin edhe më parë.

“Unë kam ditë që jam futur, se më bën mirë. Shtëpinë e kam këtu afër, pse mos ta shfrytëzoj”.

E tillë është situata edhe në Vlorë.

Bregdeti është shfrytëzuar mëngjesin e kësaj të shtune, kryesisht për të marrë rreze dielli ndonëse qytetarët nuk e dinin që këtë fundjavë janë të lirë. 

“Ku dimë gjë ne. Të hënën pasnesër kanë thënë, se nesër është e diel”.

“Atë e dinë ata kompetentët, nuk dimë as ne çfarë të bëjmë”.

Plazhet mbeten bosh edhe për shkak se temperaturat nuk janë të favorshme. Kryeministri Rama njoftoi se këtë fundjavë vetëmbanorët e qyteteve bregdetare mund ta shfrytëzojnë plazhin, ndërsa dalja nga zonat e kuqe e ndaluar deri të hënën.

Tv Klan