Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve për atentatin e ndodhur më 26 Shtator të këtij viti, në fshatin Mali Kolaj, Velipojë, ku tre persona hapën zjarr drejt një furgoni pasagjerësh.

Pas ndalimit të vëllezërve Edmond dhe Kristian Vushmaqi, efektivët e Shkodrës kanë vënë në pranga edhe babain e tyre 52 – vjeçarin Kanto Vushmaqi.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me 2 djemtë e tij, 52 – vjeçari dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të fugonit ku ndodhej pasagjer 42 – vjeçari me inicilae K.M, i cili ka qënë objekt sulmi në këtë ngjarje.

Ngjarja në fjalë ndodhi për motive të dobëta, pasi më përpara palët kishin patur konflikte me njëri tjetrin.

Vëllezërit Edmond Vushmaqi, 27 – vjeç dhe Kristian Vushmaqi, 24 – vjeç u arrestuan më 14 Tetor në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe në banesën e një të afërmi të tyre./tvklan.al