Hapën zjarr në drejtim të oficerëve, policia greke plagos dy shqiptarë

Hapën zjarr në drejtim të oficerëve, policia greke plagos dy shqiptarë

20:52 08/02/2020

Autoritetet policore greke ndërmorën një operacion masiv pasditen e kësaj të shtune në Korinth, për arrestimin e një bande shqiptarësh, të dyshuar si autorë të disa grabitjeve në Kalamata, Parga etj.

Agjentët u vunë në ndjekje të një automjeti ku ndodheshin 4 persona. Kur këta të fundit kuptuan se ishin bllokuar, nxorën armët duke hapur zjarr ndaj policisë. Autoritetet iu kundërpërgjigjën e për pasojë mbetën të plagosur 2 prej tyre. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një i tretë përfundoi në pranga.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Protothema, policia gjeti në automjetin e tyre një kallashnikov, ndërsa operacioni vijon për kapjen e personit të katërt. Ai është një 30-vjeçar, i cili mësohet se arriti të arratisej, duke i shpëtuar forcave të policisë.

Në operacion morën pjesë forca speciale të policisë së Atikës, të cilët u ndihmuan edhe nga ajri nëpërmjet një helikopteri. Mediat fqinje publikuan edhe foto nga operacioni në fjalë./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi