Punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit që shtrihet përgjatë rrugës “Fadil Rada”, në afërsi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, janë drejt përfundimit. Ndërhyrja e kryer me financime të

Bashkisë, ka mundësuar shtimin e lulishteve dhe hapësirave të reja publike. Edhe për banoret e këtij blloku në Njësinë numër 2, Kryebashkiaku theksoi rritjen e vlerës së pronës.

Projekti i rikualifikimit urban të zonës, parashikon lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, ndërhyrje në infrastrukturën e nëndheshme, përfshi kanalizimet dhe në vendosjen e rrjetit të internetit e telefonisë.

Tv Klan