Rama: Porta e dytë nga qielli i Shqipërisë

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut” hapi dyert për të pritur pasagjerët e parë që udhëtonin nga Londra.

Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, avioni u ul më parë në Rinas, për të fluturuar më pas drejt Kukësit.

Pasagjerëve që zgjodhën të ishin pjesë e këtij fluturimi inaugures iu bashkua edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga investitori i Portit të Durrësit, Mohamed Alabar.

Me emigrantët në bord nuk i kurseu batutat që kishin të bënin me mosbesimin e vazhdueshëm për ndërtimin e këtij aeroporti.

Ndërsa përpara kuksianëve nuk la pa ironizuar të gjithë ata që i kujtojnë vetëm projektet 3D. Pa sqaruar nuk la edhe arsyen e uljes më parë të avionit në aeroportin “Nënë Tereza.

Sipas gjithë rregullave të aviacionit ndërkombëtar çdo aeroport nga momenti kur bëhet operacional fillon si një aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë aeoroport ndërkombëtar e cila zgjat 50-60 ditë, dhe pasi bëhet aeroport ndërkombëtar, menjëherë do të fillojë një lëvizje që do të shkojë duke u rritur”.

Rama tregoi edhe arsyen se përse e kishte pagëzuar me emrin “Zayed – Flatrat e Veriut” aeroportin e Kukësit. Për Kryeministrin ai është kujtesë në nderim të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili vendosi në vitin 1999 të hapë dyert e këtij aeroporti për të strehuar shqiptarët e Kosovës, ndaj të cilëve kishte nisur spastrimi etnik nga regjimi serb.

Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota. Midis tyre erdhi dhe dikush që sot është Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhamed bin Zayed, i cili është i biri i një prej burrave më të urtë që me mençurinë e tij arriti t’i japë jetë atyre që sot e njohin si Emiratet e Bashkuara Arabe. I ati e nisi të birin që shoqërohej nga ai që sot është Kryeministri i Dubait dhe erdhën këtu për t’u kujdesur për refugjatët e luftës. Dhe plaku i urtë kishte dhënë urdhër që urgjentisht të hapej pista. Dhe gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie solidariteti për ata që kishin nevojë në atë moment për gjithë forcën e vëllazërisë. Princi i Kurorës e kujton edhe sot që kur ai ishte këtu i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “të gjithë ju që jeni aty bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave që asnjë familje mos t’i mungojë ushqimi”.

Nga Kukësi një përqafim i çoi edhe ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Dua të ndaj me ju që më mungon shumë sot dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Dhe jam i bindur që historia të tillë do ta konsiderojë. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve të mëdhenj, Hashim Thaçi. Prej këtu nuk e di a më ndjek por do dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe t’i thoja se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i historisë së shqiptarëve, kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rrugova i hapën rrugë procesit të çlirimit përfundimtar të Kosovës”.

Tha se nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me ndërtimin e këtij aeroporti teksa foli për investime strategjike që do e kthejnë Shqipërinë 5-6 vitet e ardhshme në nje qëndër zhvillimi dhe punësimi.

 “Janë 4 porta nga qielli e 4 nga deti dhe dy porta për tregti, e kuptoni ç’a Shqipërie do kemi 4 vitet e ardhshme. Një paketë 10 miliardë Euro për të investuar në 5-6 vitet e ardhshme”.

Ndaj dhe të ardhmen e vendit e sheh ngushtësisht të lidhur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill.

“25 Prill të shkojmë si në një test të karakterit tonë. Dhe në këtë test karakteri duhet të vendosim do ngjitemi apo do zhgënjejmë projektin që Zoti pati kur e qëndisi Shqipërinë”.

Tv Klan