Ambasada Amerikane në Tiranë ende nuk ka rifilluar të funksionojë plotësisht. Edhe pse pas bombardimeve të simotrave të saj në Tanzani dhe Kenia situata nuk vlerësohet aq e tensionuar, deri tani në godinën e supermbrojtur të rrugës së Elbasanit u është hapur drita jeshile vetëm lëvizjeve të zyrtarëve si dhe për udhëtarët që sponsporizohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë për aplikantët e llotarisë amerikane Ambasada po mundohet që tu sigurojë fituesve ndjekjen e procedurave të tyre në Ambasadat e Shteteve të Bashkuara në shtetet fqinje. Bllokimi i shërbimeve konsullore i shoqëruar me marrjen e masave të rrepta të sigurisë, nisi disa muaj më parë pas një fushate atentatesh islamike ndaj disa Ambasadave Amerikane në botë./tvklan.al