Hapet ankandi per shitjen e aseteve te firmave rentiere nga zyra e “Deloit & Tush”. Interesimi ka qënë i drejtuar më së shumti tek automjetet e ndryshme. Fituesit e tenderit për artikujt e katalogut 14 sipas administratorëve do të shpallen ditën e Hënë. Për financierët e huaj tenderi kësaj rradhe ka ngjallur një interesim shumë të madh në publik dhe pritet të sjellë më shumë para në arkën e administratorëve dhe rrjedhimisht edhe në xhepat e kreditorëve. Procesi i shitjeve të pronave nga kompanitë rentiere ishin ndërprerë pas ngjarjeve të 14 Shtatorit për t’u rihapur vetëm pak ditë më parë.

Pamje nga ankandi i zyrave të Deloit&Tush./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili