Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Hapet zyra Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ambasadori amerikan Josef Limpreht dhe personalitete të tjera, biznesmenë, e të ftuar kanë pritur për minuta të tëra kryeministrin Meta, i cili kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Për shkak të disa angazhimeve të tjera, kryeministri ka anuluar pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Më pas ambasadori amerikan i vetëm ka prerë shiritin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, duke shprehur kënaqësinë e çeljes zyrtare të saj.

Duhet të vini këtu, tha Limpreht, që të punoni me dhomën e tregtisë për të gjetur kontakte biznesi me SHBA, për të promovuar produktet tuaja për të pasur akses në bazën e të dhënave për tregtinë, e cila do të instalohet së shpejti, si dhe për të takuar biznesmenë të tjerë, përfundoi ai.

Ideja për krijimin e kësaj dhome është hedhur 6 muaj më parë, sot ajo ka 70 anëtarë, një drejtor ekzekutiv të përhershëm dhe një zyrë në Tiranë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego