Hapja e shkollës greke në Shqipëri është konsideruar si një hap përpara nga një shoqeri greke e cila për 160 vjet të rrugës së saj, themelon një shkollë të re jashtë kufijve të Shqipërisë. Kolegji greko-shqiptar “Arsakejo” synon të bëhet një qendër ndërkulturore edukimi dhe zhvillimi.  Aktualisht kjo shkollë numëron 85 nxënës e cila do të jetë një shkollë laike me mësime në gjuhët anglisht, shqip dhe greqisht. Fillimisht kjo shkollë do të japë edukimin parashkollor 1-vjeçar, mësim në klasat e para dhe të katërta ku synohet që të ndiqet shkallë- shkallë mësimi në klasat e 5-ta dhe të 8-ta dhe më vonë do të përpiqen për gjimnazet. Mësimet do të jenë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit shqiptar të pasuruar me programe të reja edukative. Ky është hapi i parë i cili pritet të pasohet me hapjen e shkollave shqipe në Greqi.

Pamje nga hapja e shkollës greke, Janullatos, Petro Koçi, Ministri i Arsimit Et’hem Ruka./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti