Hapet fabrika e kanabisit në Maqedoni



Hapet fabrika e kanabisit në Maqedoni

22:30 14/10/2020

Zaev: 250 mln euro të ardhura në 2021 nga kjo industri 

Në pritje të ligjit për eksport të lirë të lules së kanabisit, produkti i parë deri të i cili arritën dhjetëra investitorë në këtë industri në Maqedoninë e Veriut, njëra prej kompanive vendosi që të shkojë një hap më tej, të eksportojë atë që ligji e lejon – ekstrakte me sasi të ndryshme të vajrave mjekësore të kanabisit për qëllime medicinale, të prodhuara sipas standardeve evropiane.

“Së pari, ne kërkojmë lirim të mundësisë për eksport të produkteve që  mbulohen nga Fondi i Shëndetësisë në Gjermani. Ato janë produkte finale që i përdorin pacientë për mbi 29 sëmundje, që mundësohen në Gjermani, në nivel të recetës nga mjeku amë. Ligji për fat të keq është i politizuar, nuk është e qartë pse. Opozita aktuale e miratoi ligjin për fillim të industrisë së kanabisit, ndërsa tani kemi një bllokadë të pakuptimtë”, tha Zlatko Keskovski, “Nisk Holding”.

Keskovski, i cili udhëheq me kompaninë e cila për momentin ka rreth 60 të punësuar, por planifikon të arrijë deri 200 të punësuar, thekson se zhvillimin e një industrie të ngjashme në vendet fqinje, Shqipëri dhe Serbi, nuk e sheh si konkurrencë, por si motivim për zhvillim të kësaj dege në gjithë rajonin. Nga perspektiva evropiane pritet që kjo degë të zhvillohet në të ardhmen. 

“Ajo që shohim tani është se çdo vit miratohen ligje të reja, ndërsa vendet në BE e miratojnë trajtimin me kanabis për nevoja medicinale. Për momentin Gjermania është vend që ka miratuar ligje në nivelin më të lartë, por çdo tre muaj kyçet ndonjë vend i ri ku shpejt miratohen protokollet gjermane me qëllim që të lejohen trajtimet e këtilla”, tha Vanço Tolomanosi, anëtar i bordit, SHBA. 

“Ashtu siç rritet tregu ne presim mbështetje edhe nga autoritetet maqedonase, ndërsa nga ana jonë dhe nga ana e të gjithë kultivuesve të kanabisit në vend, sapo të miratohet ligji për eksport të kësaj bime, kjo industri do të zhvillohet shumë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të bëhet kultivuesi më i madh në Evropë”, tha Juval Soiref, anëtar i bordit, Poloni.

Dhjetëra kompani në Maqedoninë e Veriut tashmë kultivojnë kanabis, shumica për eksport të lules së papërpunuar, ndërsa disa prej tyre, si NISK, për ekstrakte të gatshme. Sot kryeministri Zoran Zaev madje la hapësirë për debat për legalizim të marijuanës.

“Në qoftë se e shihni Ministria e punëve të brendshme kap nga 100, 200, 300 kilogramë marijuanë, është radha që sistemi të mendojë nëse kjo duhet të vendoset në ligj, duhet t’i hapim këto debate, ne jemi të gatshëm të dëgjojmë çfarë mendojnë qytetarët dhe gjithsesi këtë ta shfrytëzojmë“, tha Zaev.

Sipas Zaev, në qoftë se ndryshimet ligjore së shpejti kalojnë në Kuvend, gjatë vitit të ardhshëm vendi mund të presë prodhim të kanabisit për qëllime medicinale në vlerë 250 milionë euro.

Klan Macedonia




Të ngjashme