Hapet Festivali i Kulturës së Kosovës në Beograd



Hapet Festivali i Kulturës së Kosovës në Beograd

22:54 23/10/2020

Protesta nga grupet nacionaliste, policia rrethon zonën

Festivali i kulturës së Kosovës në kryeqytetin serb I quajtur “Mirëdita, dobardan”, është hapur për të shtatën herë. Forca të shumta policie kanë arritur aty për të ndaluar grupet nacionaliste që dëshironin të ndalonin festivalit të ndodhte. Policia kishte bllokuar tërë lagjen e zonës ku zhvillohet kjo ngjarje.

Grupet që kanë dalë për të protestuar kanë qenë të ndara në tri pjesë, por kryesisht të orientimit të njëjtë ultranacionalist. Ata brohoritën “Kosova është e jona” dhe “Vuçië tradhtar”, “Kultura e Kosovës nuk ekziston”.

Ne jemi që të njihemi më mirë me shqiptarët, por jo me ekstremistët që vijnë të promovojnë të ashtuquajturin shtet të Kosovës dhe të na thonë se kemi bërë gjenocid dhe se gjasme kemi dhunuar femrat shqiptare”, shprehet Milica Djurdjevic, Organizata Zavetnici.

Ndërkohë që policia arrestoi një person që kishte arritur të futej në masën brenda oborrit të festivalit, artistët megjithatë hapën edhe një herë këtë ngjarje që në vete ka shfaqje, filma, performancë dhe ekspozita. 

Ky festival ka për qëllim afrimin e shqiptarëve dhe serbëve, por që për vite më radhë më shumë është folur për incidente se sa për përmbajtjen e tij” thotë Kushtrim Koliqi, organizator i festivalit.

Tv Klan




Të ngjashme