Do të jetë afro 6 km i gjatë. Ndërtohet nga shteti

Qeveria ka hapur garën ndërkombëtare për hartimin e projektit për tunelin prej 6 km të Llogarasë. Vepër që do ta shkurtojë distancën kohore të segmentit nga fshati Dukat në dalje të Palasës, nga rreth 1 orë që përshkohet aktualisht në vetëm 7 minuta.

Vepra do të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit, por pas përfundimit do të vendoset dhe një tarifë për përdoruesit e tunelit.

“Në atë koleksion dokumentacionesh ka shembuj, që do të meritonin medalje për festivale komedish, ku njëri nga më epikët është rrugës Qukës-Qafë Plloçë”.

Kryeministri thotë se për hartimin e projektit është domosdoshmëri që të jetë një kompani ndërkombëtare me eksperiencë, ndërsa zbatimin, edhe pse gara do të jetë ndërkombëtare, nuk është kusht që kompania fituese të jetë e huaj. Dhe këtë e lidh me atë, që sipas tij, është trashëguar nga paraardhësit për vepra të rëndësishme në infrastrukturë, që për të, meriton një album për t’u përdorur si shembull, për si nuk duhet të ndërtohet.

“Do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës, një tjetër aeroport do të ndërtohet, ai i Sarandës. Kyçi mbetet Llogaraja. Tuneli rrit 11 mijë numrin e vendeve të punës”.

Për Kryeministrin, tuneli i Llogarasë është domosdoshmëri për të ndihmuar zhvillimin e turizmit, pasi deri tani rruga ekzistuese është bërë pengesë dhe për investime të rëndësishme në atë zonë.

Ministrja e Infrastrukturës bën të ditur dhe datën e hapjes së garës për zbatimin e projektit, që do të jetë 29 Dhjetori i këtij viti.

Tv Klan