Balluku: Do të jetë një investim privat, pritet të shkojë mbi 1 milionë pasagjerë

Gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës do të hapet të hënën, i katërti në vend. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se do të jetë një investim privat.

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit dhe firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Kjo është një procedurë e lirë. Do të jetë një investim privat prej rreth 37 milionë Euro”.

Gara do të zgjasë deri më 23 Shtator të 2021. Parashikohet që numri i pasagjerëve në këtë aeroport të rritet vit pas viti.

“Në Sarandë presim që në 3-4 vite të ketë mbi 1 milionë pasagjerë. Nuk do të kryejë vetëm rolin e aeroportit sezonal, por do të shërbejë edhe për fluturimet e brendshme”.

Gjatësia e pistës do të jetë 2200 metra dhe do të jetë i kategorisë 3C. Aeroporti do ndërtohet në zonën e Vrionit përgjatë aksit Gjirokastër – Sarandë.

Tv Klan