Manastirliu: Vitet e fundit kemi rritur kapacitetet testuese

Në ambientet e Spitalit të ri Infektiv është hapur klinika ambulatore për të sëmurët me HIV-AIDS. Vitet e fundit sipas ministres Ogerta Manastirliu janë shtuar kapacitetet testuese për këtë sëmundje.

 Lajmi i mirë është që për vitin 2022 janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16% më shumë se viti 2021, sidomos është rritur numri i testimeve përsa i përket grave shtatzëna. Pra nga 1,600 gra që testoheshin në vitet e shkuara, vetëm për vitin 2022 janë mbi 5,000 të cilat janë testuar për HIV/AIDS. Ajo çfarë është e rëndësishme për të kontrolluar sa më mirë infeksionin, por edhe për ta trajtuar sa më mirë atë është trajtimi dhe diagnostikimi i shpejtë. Ndaj fokusi i punës sonë këtu është përqendruar tek testimi, tek kapja e shpejtë e rasteve të cilët janë të prekura”, ka thënë Manastirliu.

Në Ditën Botërore të SIDA-s, mjekët bënë apel për rritjen e ndërgjegjësimit për testimin e shpejtë në mënyrë që të fillohet sa më parë terapia për të prekurit nga HIV/AIDS.

Klan News