Mbi 500 të huaj pritet të largohen. Izraeli: Për 24 orë 15 ushtarë të vrarë

Mbi 400 shtetas të huaj dhe me pasaportë të dyfishte është grupi i personave të parë të kaluan pikën kufitar të Rafah drejt Egjiptit. Kalimi i tyre u mundësua pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari, mes Egjipit, Izraelit dhe Hamasit për evakuime të kufizuara. Në total parashikohet të largohen mbi 500 të huaj.

Në mesin e të larguarve drejt Egjiptit janë edhe palestinezët e plagosur, të cilët janë në gjendje kritike. Bombardimet vijuan edhe gjatë së mërkurës. Shpërthime të reja raportohen të kenë ndodhur për herë të dytë edhe në kampin e refugjatëve në Xhabalia.

Ushtria izraelite ka goditur mbi 11 mijë objektiva, për të cilat thonë se u përkasin organizatave terroriste në Rripin e Gazës. Numri i viktimave sipas autoriteteve palestineze po kap shifrën e 9 mijë vetëve. Ndërsa Izraeli thekson se numri i ushtarëve të vdekur tani është 328, përfshirë 15 ushtarë që humbën jetën gjatë operacioneve tokësore në 24 orët e fundit në Gaza.

Lideri i Hamasit, Ismail Hanijeh tha se armëpushimi është i nevojshëm për lirimin e pengjeve. Ai paralajmëroi përsëritjen e 7 tetorit dhe kjo vjen sipas tij për shkak të politikave të Izraelit ndaj palestinezëve.

Tv Klan