Kalimi i qytetarëve gjatë fundjavave do të jetë pa kontrolle policore dhe pa ndalim në doganë

Nis zbatimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e kufirit, ku qytetarëve të dy shteteve u mundësohet kalimi pa asnjë kontroll policor dhe asnjë ndalesë.

Kjo është fundjava e parë që zbatohet vendimi i marrë në mbledhjen e dy qeverive, që u mbajt më 20 qershor në Prishtinë.

Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë vendim dhe se u kursen kohën veçanërisht në sezonin e verës që krijohen radhë të gjata të automjeteve në kufi.

“Përveç fundjavave, vendimi për të mos pasur kontrolle në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri vlen edhe gjatë festave zyrtare”.

Vendimi i marrë në mbledhjen e përbashkët, do të jetë i vlefshëm deri më 30 Shtator.

Klan News