Rama: Krijojmë një zinxhir hapësirash të tilla në vend

“Mirco Folie” është hapësira më e re kreative e ngritur në një çadër pas kryeministrisë. Një ide e huazuar nga Franca dhe vënë në jetë për herë të parë në Tiranë ka në brendësi të saj muze digjital, laborator dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve me artin vendas dhe botëror. Kreu i qeverisë shqiptare që ishte dhe iniciatori i aplikimit të kësaj ide u shpreh se ky është vetëm fillimi.

“Ne do krijojmë një zinxhir hapësirash të tilla ku përzihet bashkë me mundësitë e hapësirës dixhitale dhe mundësia për të bashkëvepruar për gjithë këto mikro aktivitete që gjenden në gjithë këtë strukturë që krijoi një mundësi të re shoqërizimi për fëmijët dhe më të rinjtë”.

Dhe kjo nuk do të jetë vetmja risi.

“Ne po punojmë që paralelisht të sjellim një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektakle në komunitete”.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës e ka quajtur mikro çmenduri këtë hapësirë kreative ku lejohet gjithçka. Për të gjithë ata që duan të behën pjesë e aktiviteteve në “Mikro Folie” do të duhet të rezervojnë me parë në faqen e internetit.

Tv Klan