Për tre ditë, në sheshin “Skënderbej” do të jenë të ekspozuar të gjitha produktet bio të zonave periferike të Tiranës. I pranishëm gjatë hapjes së panairit, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se fokusi mbetet zhvillimi i ekonomisë lokale, duke hapur edhe një pikë shumice të këtyre produkteve në Farkë.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak morëm vendimin për ta thyer monopolin e tregut të shumicës në Kashar. Nuk mund të kemi një monopol ku çdo fermer i yni duhet të paguajë një taksë shumë të lartë që të hyjë te një privat, që e kishte nga ish-qeveria e kaluar. Kemi vendosur që bashkia, në anën tjetër të qytetit, në zonën e Farkës dhe të Lundrës, të hapim një treg agro-ushqimor të shumicës, për t’i thënë njerëzve që ke dy mundësi: tregun e shtetit dhe atë të privatit. Ndodh që në Bashkinë e Tiranës e bëjmë më mirë dhe më lirë të njëjtën punë që privati e bën shumë më shtrenjtë.

Veliaj u kërkoi fermerëve që të përfitojnë nga programet e ndryshme të AZHBR-së për të zgjeruar më tej ekonominë e tyre.

“Dua t’i inkurajoj të gjithë, kush i ka mundësitë, kush ka një shtëpi në katund, mund të aplikojë te AZHBR-ja. Ju ftoj juve që jeni në Tiranë të shkojmë aty dhe të shohim mundësinë, nëse është për një serë, ambalazhim, nëse është për një mini fermë, fabrikë vaji ulliri, nëse është për disa krerë bagëti.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca tha se si nga ministrai ebujqësisë ashtu ehd enga bashkai tiranë po ndiqen politika mbështetëse për bujqësinë.

Tv Klan