4 persona kanë gjetur vdekjen pasi u përpinë nga një gropë masive në një qytet kinez, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të skuadrave të shpëtimit për t’u ardhur ndihmë.

Sipas asaj që shkruan CNN, gropa u hap rreth orës 02:30 të së dielës në qytetin Dazhou, provinca e Sichuan. Pamjet e kapura nga vendi i ngjarjes janë dramatike. Në to shihen njerëz që bien në tokë, ndërkohë që kjo e fundit shembet nën këmbët e tyre.

Dy prej viktimave humbën jetën pasi u nxorën nga gropa. Pavarësisht se u dërguan me urgjencë në spital, nuk mundën të mbijetonin. Ata mësohet se ishin dy të rinj të sapomartuar.

Edhe përpjekjet për shpëtuar viktimat e tjera, një baba dhe djali i tij i mitur, nuk qenë të suksesshme. Ata u gjetën të vdekur pasditen e së martës.

Më shumë se 40 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit. Autoritetet nuk e kanë përcaktuar shkakun e kësaj grope vdekjeprurëse që u shfaq papritur.

/tvklan.al