Duke nisur nga kjo e hënë, mbi 20 mijë fëmijë të qarkut të Elbasanit do të mund të marrin shërbim në pediatrinë e rikonstruktuar të këtij qyteti.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu panë nga afër investimin e bërë, që përfshin një vlerë prej 330 milionë Lekësh.

Kryeministri: Sa vite ke këtu?
Mjeku: 40 vjet
Kryeministri: Epo pas 40 vitesh ke kushte optimale. Ka qenë tmerr, tani pediatria ofron kushte optimale, super, super.

Spitali përmban 60 linja oksigjeni, që sipas Manastirliut i përgjigjiet emergjencave shëndetësore që mund të ndodhin në të ardhmen.

Padiatria e Elbasanit me një sipërfaqe prej 3000 m3 ka 75 shtretër, 15 në urgjencë dhe 60 të tjerë në shërbime.

Tv Klan