Tuneli i Llogarasë është hapur për lëvizjen e mjeteve mëngjesin e sotëm. Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan News Greta Haskaj, automjetet kanë nisur qarkullimin në këtë aks.

Bëhet e ditur se tuneli hapet për të gjitha automjetet deri në 15 shtator, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë.

Qeveria mori këtë vendim për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë sezonin veror, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit.

Tuneli i Llogarasë u hap për kalimin e automjeteve përgjatë sezonit veror të vitit të kaluar më 5 korrik, ndërkohë që, në muajin tetor u mbyll sërish, për të përmbyllur punimet edhe në tunelin e emergjencës pasi me një gjatësi prej 6 km përbëhet nga tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Tashmë është finalizuar ky projekt strategjik.

Edhe këtë sezon veror do të jetë i hapur deri më 15 shtator pa pagesë. Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë ende me dije sesa do të jetë tarifa që do të aplikohet pas datës 15 shtator.

/tvklan.al