Panairi “Tirana ’98” hapet për herë të pestë ne ndërtesën e Ekspozitës “Shqipëria Sot”, mundësuar nga firma Elita Company. Në hapjen e panairit merrnin pjesë ministrat Petro Koçi, Lufter Xhuveli, Arben Dehmeti si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka.

Në panair reklamuan prodhimet e tyre kompani të huaja dhe vendase. Organizatorja e këtij panairi firma “Elita Company” ka punuar mirë në mbledhjen dhe organizimin e firmave të fushave të ndryshme, si në prodhimin e mobiljeve, produkteve ushqimore, vetratave e deri tek rritja e bimëve të ndryshme.

Panairi i pestë Tirana ’98 do të ndikojë jo vetëm në njohjen dhe reklamimin e prodhimeve të firmave pjesëmarrëse , por do të rrisë dhe bashkëpunimin tregtar mes tyre./tvklan.al

Gazetar :Eduart Frangaj