Rama: Pas infrastrukturës, fokusi te strukturat akomoduese të turistëve
Akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi janë hapur përkohësisht për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së fluksit të sezonit veror. Këto akse tepër të rëndësishme të rivierës së jugut i inspektoi Kryeministri Rama i shoqëruar me zv.Kryeministren Balluku dhe kreun e ARRSH.
Balluku u shpreh se këto investime në këtë zonë të Jugut, i japin tjetër zhvillim sektorit ekonomik dhe të turizmit.
Ndërsa aksi panoramik Palasë-Dhërmi i hapur provizorisht i jep zgjidhje trafikut të rënduar veçanërisht gjatë ditëve të fundjavës.
Kryeministri Rama u surprizua nga shpejtësia e punimeve dhe theksoi se tashmë ka ardhur koha të investohet tek kapacitetet e strukturave hoteliere për të përballuar fluksin e turistëve.
Në Qershorin e 2024-ës akset Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut të jugut do të jenë terësisht të përfunduara.
Klan News