“Pas hapjes së njërit krah nga Kryqëzimi i Ibës e deri tek hyrja e tunelit të Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan është bërë e kalueshme në të dy korsitë e saj, pa asnjë kufizim”.

Edhe dy kilometrat e mbetur nga Elbasani në drejtim të kryeqytetit janë përmbyllur, duke i dhënë fund kalvarit të zvarritjes së punimeve në këtë autostradë.

“Pjesa e segmentit Tiranë-Elbasan qëndroi e mbyllur për vite me radhë, për shkak të rrëshqitjeve dhe rishkrimit të projektit të rrugës”.

Ecuria e punimeve që pas hapjes së tunelit në vitin 2013, ishte e ngadaltë, duke bërë që gjysma e rrugës për lotin e parë nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri në Ibë, të mbetej në mes për të përfunduar në 14 Mars.

Me hapjen e plotë të dy korsive, udhëtimi nga kryeqyteti drejt Elbasanit përshkohet për 30 minuta, duke shmangur kalimin nga Qafa Krrabës.

32 kilometrat e këtij aksi rrugor i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 400 milionë dollarë, fonde që janë shtuar në vite për shkak të problemeve të rrëshqitjes, që u hasën gjatë ndërtimit të autostradës.

Tv Klan