Synohet përhapja e Gjuhës Shqipe te të rinjtë

Në Bruksel u inaugurua qendra e kulturës shqiptare “Vatra” që ka në thelb të saj kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare, ku vendin kryesor e zënë muzika dhe vallet folklorike shqiptare.

Komuniteti shqiptar në Belgjikë është një nga komunitetet e rralla që arrin të gërshetojë me sukses mësimin e gjuhës amtare dhe promovimin e kulturës së vendit. 

Iniciativa është mbështetur nga kryetarja e Komunës së Molenbeek, Catherine Moureau, Ministri, President i Rajonit të Brukselit, Rudy Vervoert dhe Sekretarja e Shtetit për Strehimin dhe Barazinë e Shanseve, Nawal Ben Hamou. 

Qendra kulturore “Vatra” hapet pas 14 vjetësh ekzistence të shkollës shqipe “Vatra”.

Tv Klan