3 mjeke dhe 3 infermierë në shërbim të plazhistëve, test i shpejte i Covid-19 për çdo të dyshuar

Kjo është qendra shëndetësore verore e Velipojës. 24 orë do të qëndroje e hapur në shërbim të qytetarëve. Për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në këtë zonë bregdetare do të jenë 3 mjekë dhe 3 infermierë.

Në një kohë që vendi po përballet me pandeminë në këtë qendër do të behet edhe testi i shpejte anti –covid për të gjithë personat që shfaqin simptoma të koronavirusit.

“Testet e shpejta kanë mbërritur në qëndrat shëndetësore, pacientët të cilët ne dyshojmë që janë të infektuar me Covid, që mund të kenë temperaturë, dhimbje trupi, kollë, domethënë shenjat e Covidit, atëherë e realizojmë testin e shpejtë. Nëse testi i shpejtë del pozitiv, e transportojmë me urgjencë drejt spitalit”, është shprehur mjekja Eliesa Bekteshi.

Këtu mund të kryhen rreth 4000 vizita mjekësore. Ndërkohë ministrja një ditë më parë njoftoi hapjen e 29 qendra shëndetësore verore janë hapur  në të gjithë Shqiperinë nga Thethi në Ksamil.

Klan News