Balluku: I përgjigjet fluksit të fluturimeve të aeroportit

Lëvizja drejt aeroportit të Rinasit do të bëhet tashmë edhe nëpërmjet një rruge të re alternative. Aksi i ri i nis nga kthesa e Kasharit dhe përfundon në hyrje të Aeroportit duke shmangur kështu ngarkesën që krijohej në yjen e bustit të Nënë Terezës.

Ervis Berberi: Është një dalje e dedikuar vetëm për aeroportin me një gjerësi 5 metra. E gjitha kjo është një gjurmë e re dhe kjo lidhet dhe me një segment tjetër që është prej 400 metrash të tjera që është një rrugë ekzistuese mbi të cilën kemi bërë ndërhyrje për rikonstruksionin e saj dhe ai segmet që është 400 metra do t’i shërbejë dhe zonës.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku theksoi se kjo do të krijojë mundësi për një menaxhim më të mirë të fluksit të lëvizjes së mjeteve sidomos gjatë fazës së pikut në verë.

Belinda Balluku: Ndodhemi në rrugën e re e cila krijon një unazë qarkulluese në aeroportin e Rinasit duke shtyrë kështu trafikun dhe gjithë problematikën që kemi pasur kryesisht gjatë sezonit veror për hyrjet dhe daljet nga parkingjet.

Balluku e konsideroi këtë një investim të domosdoshëm për t’iu përgjigjur ndryshimit që ka pësuar edhe aeroporti Nënë Tereza, i cili këtë vit parashikohet të presë rreth 38 mijë fluturime.

Tv Klan