Sot është inauguruar rruga Kardhiq-Delvinë që lidh Gjirokastrën me Sarandën në një kohë më të shkurtër.

Hapja e rrugës është bërë përmes një ceremonie festive ku të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministret Belinda Balluku, Mirela Kumbaro, deputeti Damian Gjiknuri, kryebashkiakët e Gjirokastrës, Sarandës, e Tepelenës, si dhe qytetarë të shumtë.

Kryeministri, ministrat e kryebashkiakët kanë ecur në këmbë përmes tunelit që lidh këtë aks nga Kardhiqi në Delvinë.

Rruga Kardhiq-Delvinë konsiderohet një nyje e rëndësishme dhe që shkurton me rreth 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke shmangur kështu aksin e vjetër të Qafës së Muzinës. Ky aks ka një gjatësi prej 33 kilometra. /tvklan.al