Komisioni i Prokurimit Publik i ka hapur rrugë pas 4 muaj pezullimi, zhvillimit të tenderit për dhënien me koncesion të kontrollit të instrumenteve matës në karburante.

Një vendim i marrë nga katër anëtarë të këtij komisioni lejon që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të vazhdojë me procedurën e prokurimit dhe të përzgjedhë kompaninë e cila do të kryejë shërbimin e kontrollit të sasisë që pompat e karburanteve furnizojnë qytetarët. Këtë shërbim aktualisht e ofron drejtoria e përgjithshme e Metrologjisë.

Procedura u ankimua në fund të shtatorit nga një firmë zvicerane “Penzoil Trading SA”, e cila pretendonte se tenderi po zhvillohej në kundërshtim me ligjin, pas kriteret e vendosura paracaktonin fituesin duke deformuar garën.

Këshilli i Ministrave shpërbleu në verë të 2018 me 10% të pikëve bonus, ofertën e pakërkuar që depozitoi në vitin 2016 kompania shqiptare “Noa Control”.

Tashmë Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik do të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë fituese e cila do të marrë për 20 vjet eksluzivitetin e dhënies së këtij shërbimi, duke i faturuar pikat e karburantit, çka do të vendosë një tarifë të re te nafta.  Në këmbim të këtij tregu, firma duhet të bëjë një investim në pajisje në vlerën e 640 mijë dollarëve.

Shoqata e Hidrokarbureve e ka kundërshtuar dhënien e këtij shërbimi me koncesion. Ky është i dyti që jepet në fushën e naftës, pas atij të markimit të karburanteve.

Tv Klan