Hapet si kurrë më parë parada ushtarake në Francë

Hapet si kurrë më parë parada ushtarake në Francë

22:21 14/07/2019

Ky fluturim me një pajisje inovative me motor reaktiv hapi si kurrë më parë paradën ushtarake të ditës Kombëtare të Francës, që shënon 460-vjetorin e Ditës së Bastijes.

Pajisja e zhvilluar nga ish-ushtaraku Frenki Zapata me ndihmën e ushtrisë franceze që të kujton skenat e filmave me Xhejms Bondin u ekspozua para Presidentit francez Makron, kancelares gjermane Merkel dhe liderëve të tjerë europianë për të demonstruar unitetin e tyre për një ushtri të përbashkët europiane.

Mbi 4 mijë ushtarë dhe makineri lufte si dhe mbi 100 mjete fluturuese parakaluan në ditën që përkujton mësymjen në burgun e Bastijes, ngjarja kulmore e revolucionit francez.

Edhe në këtë ditë nuk munguan protestat e dhunshme me motive ekonomike. Qindra protestues të frymëzuar nga jelekëverdhët u përleshën me policinë në bulevardin Shams Elize, ku pati të plagosur dhe të arrestuar.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT